Invalidët e UÇK-së i kërkojnë Hotit ta shfuqizojë vendimin për proteza

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Avdulla Hoti, që Klinika e Ortopedisë në SHSKUK, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave për Invalidët e Luftës së UÇK-së .

Kjo shoqatë, i ka bërë thirrje Avllah Hoti, kryeministër në detyrë ,që ta shqyrtojë vendimin e lartpërmendur, pasi janë të sigurt që klinikat tona nuk kanë kapacitete teknike që ta bëjnë një gjë të tillë, madje nuk ka as specialist të kësaj fushe.

“Qasja e juaj kryeministër karshi invalidëve të luftës është gabim sepse buxheti i shtetit nuk duhet të t’kurret në protezat e atyre që i lanë gjymtyrët e trupit në luftë. Kemi ushtarë të UÇK-së që i ka humbur dy këmbët e tij mbi gju dhe ka nevojë për dy proteza, kemi invalid që në luftë i ka humbur dy sytë dhe tash ka nevojë për dy proteza të syve, invalid të tillë i kemi mbi 100 persona që kanë nevojë për proteza. Protezat e invalidëve janë bërë jashtë Kosovës mbulimin e shpenzimeve e kanë bërë gjithmonë Qeveritë e Kosovës, andaj shqyrtojë vendimin për proteza, përndryshe këta invalidë me gjymtyrët e humbura në lufte dhe protezat e amortizuara, do të protestojnë javën që vjen para zyrave tuaja”, thuhet në reagim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close