Plotësohen disa prej kërkesave e studentëve

Parlamenti studentor ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë marrë përgjigje që janë plotësuar disa nga kërkesat e tyre. Njëra ndër kërkesat e tyre është edhe zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor.

Pas një takimi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, drejtues të Parlamentit Studentor njoftuan se janë realizuar disa nga  kërkesat e tyre; zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor. Kështu i tha Radio Kosovës Elbasan Geci:

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim, presin publikimin e vendimit zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave anti-COVID. Sipas UP-së, gjithashtu nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët. Kërkesat e studentëve ishin: zhvillimi i mësimit me prezencë fizike, lirimi  nga pagesa për të gjithë studentët e nivelit Bachelor, hapja e bibliotekave, të lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master dhe Doktoraturës, studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e Ministrisë së Arsimit dhe disa të tjera që kanë të bëjnë me projekte për shkëmbimin e njohurive mes studentëve./rtklive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close