PZAP i pranon si të bazuara 144 ankesa të mërgimtarëve, i refuzon 124

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton të gjithë votuesit jashtë Kosovës, se nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes emailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues t’i përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar.

Ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.

Apel i dërguar përmes postes nga një votuesi jashtë Kosovës është miratuar i bazuar dhe është urdhëruar KQZ që votuesin ta përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës.

Pas afatit prej 24 orëve janë dërguar nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe kanë arritur në PZAP 185 e-maila-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë.

Ky është njoftimi i plotë i PZAP-së:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesit Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021, e që aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të parashtrojnë ankesat/apelet në PZAP, vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, dhe Rregullat dhe Procedurat e PZAP-it, dhe ashtu siç është vepruar gjithnjë deri në zgjedhjet e fundit 2019, e jo në mënyrë elektronike.

Mirëpo, PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021.

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se, pas marrjes së vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr. 419-2021 datë 02 shkurt 2021, për Përfshirjen e Votuesve të Aprovuar në Listën Përfundimtare të Votuesve Jashtë Vendit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më datën 14 shkurt 2021, në emal adresën e PZAP-it më datën 3 dhe 4 shkurt 2021 kanë arritur 1116 e-maila të dërguara nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe 1 (një) apel ka arritur përmes postes më datën 5 shkurt 2021.

Kundër vendimit të KQZ-së të theksuar me lartë brenda afatit prej 24 orëve prej momentit të bërjes publike të këtij vendimi në ora 18:00 të datës 2 shkurt 2021 e deri ne ora 18:00 te datës 3 shkurt 2021, Votuesit Jashtë Kosovës kanë dërguar 931 e-maila, prej tyre në 281 e-maila kanë qenë të bashkangjitur Formular të ankesave/apeleve dhe shkresa tjera të lëndës të cilat PZAP-i i ka konsideruar si të afatshme dhe ligjërisht të rregullta për procesim dhe shqyrtim, ndërsa e-mail-at tjerë nuk kanë pas të bashkangjitur Formularë të ankesave/apeleve si dhe shkresa tjera të lëndës për ta argumentuar qëllimin e ankesës, respektivisht këto e-maila nuk kanë përmbushur elementet e ankesës/apelit, ato me tepër kanë qenë sqarim dhe komunikim rreth aplikimeve të tyre në KQZ për mos përfshirjen e tyre në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës, kështu që të njëjtat pasi që nuk kanë pas formë dhe përmbajtje të ankesës/apelit, as nuk janë shqyrtuar si të tilla.

PZAP-i, nga 281 apele të paraqitura nga apeluesit përmes e-mailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues ti përfshij në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për tu regjistruar në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta.

Apel i dërguar përmes postes nga një votuesi jashtë Kosovës është miratuar i bazuar dhe është urdhëruar KQZ që votuesin ta përfshijë në Listën e Votuesve Jashtë Kosovës.

Pas afatit prej 24 orëve janë dërguar nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe kanë arritur në PZAP 185 e-maila-apele, të cilat si të pas afatshme janë hedhur poshtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close