Rruga e Kombit, përkujdesje 24 orë për udhëtarët edhe në motin më të rënduar
ATSH/ Reshjet e dëborës që ranë gjatë muajit janar në Kukës nuk krijuan probleme në rrugën e Kombit, falë përkujdesjes për pastrimin dhe kriposjen e saj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga puna e bërë nga kompania koncesionare, për pastrimin e saj.
“Mirëmëngjes dhe me këto pak sekonda nga përkujdesja 24 orë për udhëtarët në rrugën e Kombit edhe në motin më të rënduar, ju uroj një ditë të mbarë”, – tha Rama.
Gjatë ditëve me reshje dëdore qarkullimi në këtë aks nuk u ndërpre asnjë moment, falë përkujdesjes për pastrimin e saj.
Autostrada Milot-Morinë vlerësohet si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore shqiptare, që krijon mundësi jo vetëm për dalje në tregje më të mëdha, por lidh ekonomikisht dy shtete të të njëjtit komb.
Me ndërtimin e kësaj autostrade, koha e udhëtimit nga Durrësi në Morinë u shkurtua nga 6 orë, në 2 orë e gjysmë, me një shpejtësi qarkullimi nga 80–130 km/h.
Comments are closed.