Vaksina “Pfizer” 90 % efikase me dozën e parë

ATSH-ANSA/ – Sipas të dhënave të raportuara nga universiteti britanik, vetëm një dozë e vaksinës “Pfizer” është “shumë mbrojtëse” në nivelin e imunitetit, që pas 18 ditësh.

Gjithashtu, studimi tregon se ajo prodhon efekte të rritura të rrezikut vetëm pas 8 ditësh, ndoshta për shkak të uljes së vigjilencës dhe kujdesit te njerëzit e vaksinuar, para se serumi të mund të japë efekt.

rëndësinë e Këto zhvillime janë me rëndësi, megjithatë duhet të bëjmë kujdes, tashmë edhe me provat shtesë nga Izraeli, në pritje të vlefshmërisë së një studimi, dobësia e të cilit është që të ndalet tani për tani në verifikimin e kryer, pra, pas 18 ditësh”, theksoi studiuesi kryesor, Paul Hunter, profesor në Shkollën Mjekësore “Norëich” të Universitetit të Anglisë Lindore.

“Tregues shtesë do të kishte më shumë gjasa të jetë 12 javë pas administrimit të dozës së vetme”, vuri në dukje ai.

Megjithatë, rezultati mbetet qartë pozitiv në krahasim me efikasitetin relativisht modest të regjistruar në muajt e fundit.

Një rezultat pozitiv, që shoqërohet me 76 % të sukseseve të kredituara ditët e fundit nga një studim paraprak i Universitetit të Oksfordit me dozën e vetme të një vaksine tjetër antiCOVID-19, atë të “AstraZeneca/Oxford”, tre muaj pas administrimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close