Variantet e reja të COVID-19 nuk do të ndikojnë në vaksinat joaktive

ATSH-AA/ – Shfaqja e varianteve të reja të COVID-19 nuk do ta zvogëlojnë efikasitetin e vaksinave joaktive kundër pandemisë, sipas një mjeku turk.

“Edhe nëse ndodh, vaksinat joaktive do të jenë më pak të ndikuarat nga variantet e reja të COVID-19”, tha Taner Demirer.

Duke vënë në dukje se koronaviruset pësojnë shpesh mutacione, ai tha se raportet për llojet e reja të COVID-19, të raportuara së pari në BM, Brazil dhe në Afrikën e Jugut, mund të jenë më elastike ndaj vaksinave mARN.

Sipas tij, mutacionet në shkallë të vogël, të raportuara deri më tani, nuk e ulin efikasitetin e vaksinave aktuale.

Sidoqoftë, eksperti vuri në dukje se Europa tashmë ka përgatitur përbërje të reja vaksinash në rast të variacioneve më të gjera.

“Prandaj, ne nuk presim që vaksinat e vdekura (joaktive) të preken nga një mutacion i tillë”, tha ai.

Megjithatë, Demirer theksoi se me pandeminë ende të fuqishme nëpër botë, njerëzit duhet të qëndrojnë të përkushtuar ndaj masave paraprake, si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close