Janusz Bugajski: Administrata e Bidenit të hetojë Kremlinin për Vuqiçin

Bugajski: Administrata e Bidenit duhet të kryejë një hetim gjithëpërfshirës mbi operacionin e Kremlinit dhe rolin e qeverisë së Vuçiqit në ofrimin e mbështetjes.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është një ndër ngjarjet shqetësuese të kohëve të fundit në Malin e Zi, qëllimi i të cilit është të rrisë ndikimin e Beogradit dhe Moskës, ka vlerësuar për “Zërin e Amerikës” Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i Qendrës joqeveritare për Analizën e Politikave Evropiane me bazë në Uashington”.

Në një vështrim me shkrim, Bugajski thotë që po duket se autoritetet e reja malazeze po largohen nga qëllimet e tyre të shpallura.

– Koalicioni i ri qeverisës mund të ketë mashtruar Uashingtonin dhe Brukselin të besojnë se priorite i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Përkundrazi – po bëhet e qartë se disa anëtarë të qeverisë së re po përpiqen të mbulojnë lidhjet e korruptuara me oligarkët rusë dhe shërbimet e inteligjencës, gjë që dobëson pavarësinë e Malit të Zi – theksoi eksperti ndërkombëtar për Ballkanin në përgjigje të “Zërit të Amerikës”.

Bugajski nuk specifikoi se për cilët anëtarë të Qeverisë bëhej fjalë as ku e mbështeste ai pohimin e tij. Megjithatë, theksoi se zhvillimi aktual i ngjarjeve mund të meritonte vëmendjen e zyrtarëve amerikanë.

– Administrata e Bidenit duhet të kryejë një hetim gjithëpërfshirës mbi operacionin aktual të Kremlinit për të minuar një anëtar të NATO-s nga brenda dhe rolin e qeverisë së Vuçiqit në mbështetjen dhe korrjen e përfitimeve të politikës destabilizuese të Putinit në Ballkanin Perëndimor – përfundon Janusz Bugajski përgjigjen e tij për Zërin e Amerikës.

Zëri i Amerikës ka kërkuar reagim nga Departamenti i Shtetit për vendimin e Gjykatës së Apelit, por ende nuk ka marrë një përgjigje e kërkesës për koment.

Gjykata Malazeze e Apelit rrëzoi vendimin me të cilin ishin dënuar 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 me gati 70 vjet burg. Vendimi u rrëzua për shkak të, siç thuhet, shkeljeve të rëndësishme të dispozitave të procedurës penale.

Gjykata e Apelit pranoi ankesat e mbrojtësve të dënuar me shkallën e parë me aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, i cili u shqiptua më 9 maj 2019. Procedura u rikthye në Gjykatën e Lartë, por siç tregohet në vendim, përpara një Këshilli Gjyqësor të ndryshuar plotësisht.

Midis tyre janë shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët u akuzuan për kryerjen e kryerjes së veprës penale e të terrorizmit në tentativë dhe të dënuar në shkallën e parë me 15 dhe 12 vjet burg.

Krerët e Frontit Demokratik (DF), Milan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, u dënuan me pesë vjet burg secili me akuzat e krijimit të një organizate kriminale.

Vendimi për shtetasit e akuzuar serbë u rrëzua: Gjeneralin në pension të Xhandarmërisë Serbe Bratislava Dikiq, i cili u dënua me tetë vjet burg, si dhe për Predrag Bogićeviq, Nemanja Ristiq, Kristina Hristiq, Branko Miliq, Milan Dušiq, Dragan Maksiq, Srboljub Gjorgjeviq dhe aktivistin e  DF’së dhe Mihailo Çagjenoviq.

Gjykata e Apelit urdhëroi që Bratislav Dikiqit t’i hiqet paraburgimi dhe të lirohet menjëherë. Të dënuarit e tjerë nga Gjykata e Lartë u lanë të lirë më parë ose ishin të paqasshëm për gjyqësorin malazez.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close