Shqipëria marrëveshje partneriteti me Britaninë Madhe dhe Irlandën e Veriut

Marrëveshja e partneritetit Shqipëri-Britani e Madhe e nënshkruar në Tiranë siguron të njëjtat kushte tregtare preferenciale edhe pas Brexit.

Shqipëria nënshkroi të premten, (5.02) Marrëveshjen e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut.

Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë bënë të ditur për Deutsche Wellen, se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje “është njё hap i mёtejshёm nё përmbushjen e kuadrit ligjor mes dy vendeve në të tria këto fusha. Marrëveshja synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit dhe tregtisë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga BE”.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaꞔka dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Norman Dunkan.

Instrument për të thelluar bashkëpunimin ekonomik

Ajo ka një qasje trepalëshe në raport me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Palët kanë rënë dakord qё në tregtinë mes tyre të ruajnë të njëjtat kushte preferenciale të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, për produktet bujqësore, industriale dhe të angazhohen për të siguruar një platformë për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë midis tyre.

Importet nga Britania e Madhe zënë rreth 1.4 % të totalit të importeve  të Shqipërisë nga vendet anëtare të BE-së dhe 0.4% të totalit të eksporteve në vendet e BE-së. Nënshkrimi të premten i marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit vlerësohet si një instrument për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndikuar në rritjen e eksporteve të Shqipërisë dhe përmirësuar bilancin e saj tregtar./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close