Sonda kineze dërgon foton e parë nga Marsi

ATSH-AFP/ – Sonda hapësinore kineze ”Tianwen-1” dërgoi fotografinë e parë nga Planeti i Kuq, tha agjencia hapësinore kombëtare kineze (CNSA).

Sonda, e lëshuar në fund të korrikut nga Kina, pritet në afërsi të Marsit rreth 10 shkurtit.

Fotografia e parë e marrë në Tokë nga Planeti i Kuq duket se tregon një shtjellë të gaztë dhe të ashtuquajturat kratereve.

”Fotografia bardhë e zi është bërë rreth 2,2 milionë kilometra nga Marsi”, sipas agjencisë hapësinore kineze.

”Tianwen-1” përbëhet nga tri elementë: një orbitë (e cila do të rrotullohet rreth yllit), një zbarkues dhe një robot me telekomandë me rrota (përgjegjës për analizimin e tokës).

Roboti me rrota pa pilot, i përfshirë në sondë, pritet të vendoset në Mars në maj.

Me peshë mbi 200 kilogramë, ai është i pajisur me katër panele diellore dhe supozohet të jetë funksional për tre muaj.

Misioni është quajtur “Tianwen-1” në kujtim të një poezie antike kineze që trajton astronominë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close