Zemaj:Vaksina po vjen

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas ardhjes së vaksinës antiCOVID, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik. Zemaj, gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

“Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Ekspertët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19.

Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”, tha ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Zemaj tha se vaksina kundër COVID-19 po vjen në Kosovë.

“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do  t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close