Deri në këtë datë dhe pastaj do të largohen të gjitha targat KS

Deri me 14 shtator të këtij viti, dhe pastaj asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS. Kjo pasi mbaron marrëveshja pesë vjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga  automjetet të cilat po regjistrohen dhe deri me 14 shtator do të hiqen të githa.

Ai tregoi se kjo po bëhet në kudër të marrëveshjes së Brukselit e cila ka nisë së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e cila përfundon me 14 shtator 2021.

Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.

Nga ky institucione tregojnë se nga 14 shtatori atuomjeteve KS të cilave u skandon regjistrimi u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kan thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close