Domatja lufton një numër të madh tumoresh në trupin e njeriut

ATSH-Bledi Naska/ Domatja konsumohet në mënyra të ndryshme, e freskët, ose si një përbërës në shumë gjellë, sallata, salca dhe pije. Edhe pse nga ana botanike ajo është një frut, ajo konsiderohet si perime për qëllime gatimi, gjë që shkakton paqartësi dhe ngatërresë.

Fruti është i pasur në lycopene, që mund të ketë efekte të dobishme për shëndetin. Vetëm një domate mund të ofrojë rreth 40% të dozës minimale të rekomanduar ditore të vitaminës C. Për më tepër, domatet përmbajnë vitaminë A, e cila ndihmon imunitetin dhe shëndetin e lëkurës. Vitamina K që po ashtu gjendet në domate është e mirë për kockat tuaja.

Domatja është e pasur edhe me kalium, një përbërës kryesor për funksionimin e zemrës. Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur likopen, i cili është edhe përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Hulumtimet sugjerojnë se në aspektin e përfitimeve shëndetësore të zemrës, është efektive të hani domate. Likopeni i domates është gjithashtu i mirë për sytë tuaj. Dhe kjo nuk është e vetmja lëndë ushqyese, ato përmbajnë lutein dhe beta-karoten. Sipas hulumtimit, këta ushqyes mbështesin vizionin dhe mbrojnë sytë. Lëngu dhe fibra në domatet mund të jenë të dobishme nëse vuani nga kapsllëku. Por tek disa njerëz, aciditeti nga domatet e gatuara mund të shkaktojë dhe dispepsit nga përmbajtja e aciditetit që përmban.

Domatet mund të jenë një ushqim mbrojtës për njerëzit me diabet të tipit 2. Në një studim, njerëzit me diabet që hanin domate të gatuara për 30 ditë përjetuan një rënie në peroksidimin e lipideve, një reaksion zinxhir në të cilin substancat e quajtur radikalet e lira sulmojnë yndyrën, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse diabeti dyfishon rrezikun e goditjes dhe atakut kardiak. Në bazë të një studimi të bërë në vitin 2011 u zbulua se kombinimi i domates dhe i vajit të ullirit nxit prodhimin e pro-kolagjenit, një molekulë që i jep lëkurës strukturën e saj dhe e mban të fortë.

Shkencëtarët besojnë se likopeni në domate është çelësi i një shëndeti të mirë dhe imunitet të lartë. Gjithashtu studime të shumta shkencore kanë dalë në përfundim dhe janë gjetur lidhje midis likopenit kompleks dhe kancerit të prostatës, të mushkërive dhe të stomakut.

Pra është fruti i cili konsiderohet më efikasi për të luftuar një numër të madh të tumoreve në trupin e njeriut. Dietologët dhe mjekët bëjnë apel që këtë frut ta përfshijmë maksimalisht në dietën ditore të të ushqyerit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close