“Gati të nisë puna për portin turistik të Sarandës, së shpejti edhe ndërtimi i aeroportit

ATSH/ “Porti i Sarandës është gati, i ka marrë të gjitha lejet dhe do fillojë puna për ta transformuar në port turistik”.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, ku theksoi se, “puna ka filluar para tre vjetësh, pasi puna nuk fillon kur vjen ekskavatori”.

“E dyta, kur bëhet një premtim, nuk parashikon ngjarje apo pengesa që lindin rrugës dhe nuk është aspak e vërtetë që të gjithë politikanët premtojnë për të kaluar radhën dhe për të marrë vota. Ka plot nga ata që premtojnë sa për të kaluar radhën, si ata që u thonë se do ju sjell Pentium 3 në çdo dhomë, por ka premtime të cilat ti i jep dhe pastaj të dalin probleme. Është e vërtetë që nuk e kemi nisur aeroportin e Sarandës akoma, sepse duhet fillimisht të nisim Vlorën, sepse është çështje e një strategjie që ka të bëjë edhe me kredibilitetin e ofertës që ti bën, ofertës për të pasur investitorë”, sqaroi Rama.

Kryeministri kujtoi se, “për Vlorën u bë procedura në 2019 dhe pastaj u bllokua në fillim të 2020-ës, sepse kompanitë e interesuara kërkuan shtyrje për shkak të COVID-it dhe pastaj COVID-i e shpartalloi fare gjithë industrinë përkatëse dhe mbeti zvarrrë për t’u rihapur prap. U rihap përsëri dhe tani më në fund është mbyllur procedura, ka dy konkurrentë, kur të dalë fituesi do të marrim frymë lirisht dhe menjëherë do të fillojmë punën për të çelur Sarandën dhe në momentin kur të kemi lidhur kontratën me Vlorën do të jemi bërë gati të çelim aeroportin e Sarandës”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close