Gjermania shpenzime rekord për mbrojtjen

ATSH-DPA/ – Gjermania raportoi sot një rekord të lartë për shpenzimet e mbrojtjes në NATO, me një buxhet prej 53 miliardë eurosh (63,8 miliardë dollarë) për vitin aktual.

Kjo shifër korrespondon me një rritje prej 3,2 % krahasuar me një vit më parë, ku shpenzimet u vlerësuan në 51,4 miliardë euro.

Në selinë e aleancës së mbrojtjes në Bruksel, ka shpresa se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vende të tilla, si Gjermania, mund të zbusë një mosmarrëveshje transatlantike në lidhje me ndarjen e barrës midis anëtarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë shumë herë se ai pret të vihet nën presion mbi këtë temë nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili, megjithatë, ka rikonfirmuar angazhimin e tij për aleancën ushtarake 70-vjeçare perëndimore, ndryshe nga ish-paraardhësi i tij, Donald Trump.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close