Mandati i Lajçakut si përfaqësues i dialogut Kosovë-Serbi drejt përfundimit

Procedura për zgjatjen e mandatit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është duke u zhvilluar, kanë konfirmuar në Bruksel.

“Sapo Këshilli i BE-së të marrë një vendim, ne do ta bëjmë atë zyrtar”, i tha Tanjugut zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano shpjegoi se procedura standarde për të gjithë përfaqësuesit specialë të BE-së mandati i të cilëve po zgjatet, shtrihet me sugjerim të shefit të diplomacisë së BE-së dhe në konsultim me vendet anëtare. Kjo, tha ai, është në diskutim.

“Procedura për rinovimin e mandatit të Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak në asnjë mënyrë nuk ndikon në vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet nën kujdesin e BE-së”, përfundoi Stano.

Në fillim të prillit 2020, ministrat e jashtëm të BE-së, me sugjerim të ministrit të jashtëm të BE-së Josep Borrell, caktoi diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak si përfaqësues special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Mandati ishte caktuar në një vit dhe fokusi ishte dhe mbetet në arritjen e një marrëveshje mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit

Pas njoftimeve fillestare se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë “do të zgjasë me muaj, jo me vite”, Miroslav Lajçak vlerësoi në fund të vitit 2020 se ka ende një “rrugë të gjatë” deri në marrëveshjen përfundimtare midis dy shteteve dhe duke aluduar indirekt se të paktën një mandat më shumë do të kërkohet për ta kryer atë punë.

Në Bruksel theksojnë se Përfaqësuesi Special i BE-së punon çdo ditë në vazhdimin e procesit të dialogut, i cili duhet të zhvillohet pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë në Prishtinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close