Sonda “Hope” i afrohet Marsit

ATSH-AFP/ – Sonda e misionit të parë ndërplanetar arab pritet të hyjë në orbitën rreth Marsit të martën, në atë që konsiderohet si pjesa më kritike e një udhëtimi për të zbuluar sekretet e motit në Planetin e Kuq.

Sonda “Al-Amal” (“Shpresa”) drejtohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo pritet të sigurojë një pamje të plotë të dinamikës së temperaturës në atmosferën e Marsit.

Ngritja e kësaj anije kozmike pa pilot u zhvillua në korrik nga qendra hapësinore Tanegashima (në jugperëndim të Japonisë), pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq.

Ambiciet hapësinore të këtij vendi të Gjirit shihen si një kujtim i epokës së artë të arritjeve të mëdha kulturore dhe shkencore në Lindjen e Mesme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close