Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatë rusë

ATSH-DPA/ – Gjermania, Polonia dhe Suedia morën masa të ashpra kundër Rusisë duke dëbuar sot diplomatë të saj, pasi Moska mbrojti vendimin për të bërë të njëjtën gjë javën e kaluar, duke tensionuar marrëdhëniet me BE dhe duke provokuar më shumë sanksione nga blloku, të cilat i përmendi sot edhe shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrell.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, pas rikthimit nga Moska, u shpreh i shqetësuar nga refuzimi i autoriteteve ruse për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me Bashkimin Europian dhe u kërkoi drejtuesve europianë të bëjnë të ditura pasojat që vijnë nga sanksionet.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e deklaroi punonjësin e ambasadës ruse “persona non grata”, njësoj si Polonia, e cila tha se masa ishte në përgjigje të “dëbimit të pabazë” të një diplomati polak në Rusi.

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde tha në Twitter se vendimi i vendit të saj ishte “një përgjigje e qartë ndaj vendimit të papranueshëm për përjashtimin e një diplomati suedez’’.

Ministria e Jashtme ruse kishte dëbuar të tre të dërguarit e BE të premten, duke pretenduar se ata morën pjesë në protesta të paautorizuara në mbështetje të disidentit të burgosur Alexei Navalny.

Berlini, Stokholmi dhe Varshava i hedhin poshtë pretendimet, duke thënë se përfaqësuesit e tyre ishin në protesta si vëzhgues, jo si pjesëmarrës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close