Manastirliu: Dyshime të arsyeshme për pranin e virusit të ri, shqetësuese prekja e të rinjve

ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median u kanë bërë apel qytetarëve dhe bizneseve të tregojnë kujdes në zbatimin e masave antiCOVID.

Duke folur për situatën epidemiologjike, Manastirliu ka deklaruar se ka një rritje të përhapjes së infeksionit javor në 459 për 100 mijë banorë dhe se ka dyshime të arsyeshme për qarkullimin e varianteve të reja të COVID-19.

“Vërehet se në javët e fundit dhe për me tepër në javën e 5-të të vitit ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara me COVID-19. Një trend i pritshëm sipas ekspertëve që lidhet me sezonin e dimrit dhe kemi dyshime të arsyeshme të qarkullimit të varianteve të reja të COVID, që bazohen në rritjen e rasteve të të rinjve të prekur, në rritjen e numrit të riinfektimeve dhe në sinjalet që vijnë nga Laboratori i ISHP. Po vijojmë të çojmë mostra në Berlin për të konfirmuar këto dyshimet”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka nënvizuar se përhapja e infeksionit më shqetësuese lidhet me të rinjtë.

“Incidenca më shqetësuese lidhet me rritjen e të prekurve mes të rinjve. Mosha mesatare e rasteve të prekura është 48.7 vjeç. Sa i takon vatrave, aktualisht janë 460 vatra infektimi, nga të cilat 330 janë familjare. Ndërsa në Tiranë, përqindja e vatrave është e kombinuar, mes vatrave familjare dhe ato në aktivitete biznesi”, theksoi Manastirliu.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close