Mijëra trupa të NATO-s zbarkojnë në Shqipëri

Shqipëria, si pjesëtare e Aleancës së Euroatlantikut, do të kthehet për 45 ditë në mikëpritësen e mijëra trupave ushtarake nga 10-të vende të Evropës. Kjo vjen pas takimit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, anëtarë të qeverisë dhe titullarë të agjencive ligjzbatuese e të sigurisë në vend. Gjithashtu e pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, si edhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Rreth 37 mijë trupa do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, nga 10-të vendet evropiane. Në Shqipëri  nuk do të mbërrijnë vetëm trupat luftarakë, por edhe mjetet luftarake. Lëvizjet e pajisjeve, duke përfshirë tanket, artileritë dhe automjetet e transportit, afërsisht 13 mijë të tilla, do të mbërrijnë brenda muajit shkurt.

Zbarkimi nis në 1 maj dhe përfundon në 14 qershor. Kjo është një stërvitje e para e këtij lloji në Shqipëri, që nga koha kur vendi u bë përkrahës i Aleancës Ushtarake. Stërvitja ushtarake konsiderohet si më e madhja në të gjithë Evropën, në 25 vitet e fundit.

Stërvitja “Defender Europe 21”, shënon një pikë kthese strategjike pas viteve të ndërprerjeve ushtarake amerikane me Evropën pas Luftës së Ftohtë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët që përgatiten për stërvitjen e madhe evropiane të ushtrisë do të vijnë në rrugë të të ndryshme. Shumica do të vijnë me aeroplanë.

“Pjesa dërrmuese e ushtarëve që marrin pjesë në stërvitje do të udhëtojnë me mjete fluturuese”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Rruga detare do të përdoret për mjete dhe pajisje ushtarake.

Anëtarësimi në NATO

Në vitin 2009-të,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO-s në Departamentin e Shtetit, i cili është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Washingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit të rëndësishëm për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26-të  krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të samitit të NATO-s në Bukuresht. Nëpërmjet tij Shqipëria dhe Kroacia u ftuan të fillonin bisedimet për anëtarësimin. Ky vendim erdhi pas mbylljes të ciklit të 9-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin (MAP) të Shqipërisë me NATO-n dhe pas kryerjes të një sërë reformave që synonin plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësimin në Aleancë.

Më 25 prill 2008 Shqipëria dhe Kroacia nisën zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO. Agjenda e këtyre bisedimeve përfshinte çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore që të dy vendet trajtuan me ekspertët e Aleancës, me qëllim rikonfirmimin e vullnetit të tyre për të përmbushur në të ardhmen të gjitha detyrimet që lidheshin me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancë.

/Albanianpost.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close