Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mund të ketë sërish vërshime ditëve në vijim, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.

IHMK përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.

“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Sasia dhe intensitetit më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK ka shtuar se në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve dhe se ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close