Rënia e flokëve, këshillat e mjekëve

ATSH/ Shpesh na ndodh që kur jemi përpara pasqyrës dhe duke u krehur apo gjatë bërjes së dushit, të konstatojmë një rënie jo të zakonshme të flokëve. Menjëherë duam të kuptojmë arsyen se përse është duke na ndodhur kjo gjë e cila përveçse është shqetësuese për shëndetin, një faktor tjetër po aq i rëndësishëm është edhe ana jonë estetike e cila është e lidhur ngushtë me vetëbesimin sipas mjekëve.

Në shumicën e rasteve ky fenomen shfaqet në një moshë relativisht të madhe, pra pas të 50-ve. Mjekët e emërtojnë këtë si alopecia androgjene, tullacia e modelit mashkullor dhe tullacia e modelit femëror. Por një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në rënien e flokëve është edhe gjenetik, pra lidhet ngushtë me trashëgiminë familjare tek prindërit apo gjyshërit tanë.

Por përveç faktorit gjenetik dhe atij të moshës, studime të ndryshme kanë treguar që ky fenomen lidhet ngushtë edhe me ndryshimet hormonale që trupi pëson gjatë një shtatzënie apo pas lindjes kur humbja e flokëve është e përkohshme. Një rrallim të përgjithshëm të flokëve që mund të jetë i përkohshëm kemi edhe në rastet pasi kemi kaluar një goditje të fortë emocionale, pasi stresi është një faktor përgjegjës i drejtpërdrejtë. Kurse humbje të përhershme të flokëve kemi në rastin e menopauzës apo problemet me tiroidet.

Gjithashtu mjekët kanë konstatuar se medikamentet dhe suplementet që marrim gjatë trajtimit të sëmundjeve, të tilla si tumoret, artriti, depresioni, probleme të zemrës, presionit të lartë të gjakut, shkaktojnë humbje të përhershme të flokëve si rezultat i efekteve të tyre anësore. Si pasojë flokët mund të mos rriten përsëri si më parë.

Ka edhe raste kur mjekët na quajnë ne fajtorë të drejtpërdrejtë të këtij fenomeni i cili ndodh në rastet e stilimit të flokëve. Modelimi i tepërt i flokëve, ose modelet e flokëve që tërheqin flokët tuaj, të tilla si bishtaleca ose bërthama, mund të shkaktojnë një lloj humbje të flokëve të quajtur alopecia tërheqëse. Trajtimet e flokëve me vaj të nxehtë gjithashtu mund të shkaktojnë rënien e tyre. Nëse ndodh, humbja e flokëve mund të jetë e përhershme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close