Aeroporti i Kukësit gati në prill

ATSH/ Pasagjerët e parë do të ulen në aeroportin e Kukësit, në verilindje të vendit, në pranverën e këtij viti.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se aeroporti i Kukësit është në fazën e certifikimit dhe se fluturimet do të nisin në muajin prill.

“Do të jem e lumtur të presim në aeroportin e Kukësit në muajin prill kompaninë shqiptare të fluturimit “Air Albania” të ulet atje, pasi jemi gati dhe jemi vetëm në fazën e certifikimit”, tha Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Ministrja Balluku informoi po ashtu se pas pak ditësh do të shpallet edhe kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe se edhe atje do të fillojë puna menjëherë në terren.

Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Punimet për këtë aeroport kanë filluar më 10 maj 2003 dhe kanë përfunduar më 31 tetor 2005.

Në vitin 2006 janë kryer punimet për instalimin e pajisjeve të navigacionit, si dhe është bërë kalibrimi dhe pranimi i tyre.

I gjithë financimi i aeroportit është dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me përjashtim të shpenzimeve për shpronësimin e pronarëve të tokave të zëna nga aeroporti, të cilat u përballuan nga qeveria shqiptare.

Shuma e përgjithshme e investimit (ndërtimit dhe supervizionit) ka qenë afro 20 milionë dollarë, pa përfshirë pajisjet e navigacionit, të cilat nuk kanë qenë në marrëveshjen fillestare, por që më pas u financuan edhe ato nga qeveria e Emirateve të Bashkuara.

Ndërkohë në vitin 2019 nisën punimet për terminalin e pasagjerëve.

Aeroporti i Kukësit do të mundësojë fluturime me kosto të ulët, ndërsa do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën. Ai shihet edhe si një gjenerator i mijëra vendeve të reja të punës që do të hapen vit pas viti, si rezultat i zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë lokale.

Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close