Brokoli, perimja me efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut

ATSH-Bledi Naska/ Brokoli konsiderohet si perimja e gjelbër më e shëndetshme për organizmin e njeriut.

Ajo është në grupin e perimeve të cilat ka një efekt të jashtëzakonshëm në stomak duke bërë që me konsumimin e saj të dalin jashtë organizmit tonë sa më tepër toksina dhe kolesteroli i keq.

Në përbërje të tij ndodhen një numër i lartë i fibrave, vitaminës C dhe flavonoidët që shërbejnë edhe si antioksidant të fuqishëm.

Mjekët dietologët dhe nutricionistët bëjnë apel që kjo perime të konsumohet sa më tepër sepse për fatin tonë dhe zonën e mesdheut në të cilën ne jetojmë kjo perime kultivohet në masë, cka e bënë atë të lirë në çmim dhe të përballueshëm nga xhepat tanë. Përfitime të tjera që mund të kemi nga konsumimi i tij është se nga përbërës të tjerë si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit, gjithashtu është i pasur me mineralet alkalinë. Nivelet e larta të kalciumit dhe vitaminës K, janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës

Mjekët këshillojnë që kjo perime nëse është e mundur të konsumohet e pa gatuar fare, vetëm duke e shpëlarë atë me uji të bollshëm dhe e ndarë në pjesëza të vogla që mund të përdoren më pas në formën e sallatës duke e marinuar vetëm më vaj ulliri, pakë kripë dhe limon. Por në rastet kur e kemi të pamundur ta konsumojmë në mënyrë të tillë mjafton që ta gatuajmë për shumë pak minuta në avull. Sa më tepër që ai gatuhet më uji, aq më shumë element, minerale, vitamina dhe vlera ushqyese humbasin gjatë këtij procesi. Duhet pasur parasysh që si cdo ushqim tjetër, abuzimi me sasinë e tepërt mund të shfaqi probleme në tretjen e tij, sidomos për personat që vuajnë nga stomaku dhe tretja.

Përfitimin më të madh që mund të kemi nga brokoli është sidomos vlerat anti-inflamatore që e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen prej sëmundjeve kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close