Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do publikojë dhe njeh rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do publikojë dhe njeh rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar, të cilët votohen më 14 shkurt nga qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur vet zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, i cili dha detaje rreth procedurave të tilla të votimit dhe numërimit të votave.

”KQZ ka qartësuar tashmë çështjen sa i përket mënyrë së votimit. Një votues në ditën e zgjedhjeve, do të ketë një fletëvotim”.

”Votuesit duhet të zgjedhin vetëm njërin prej 28 subjekteve politike. Votuesit i takon të zgjedh më së shumti pesë kandidatë të atij subjekti politik që e dëshiron pjesë së legjislaturës së ardhshme”.

”Nëse një qytetar bën shenjë, një numër të një kandidati i cili nuk është i certifikuar, atëherë vota ndaj tij nuk llogaritet”.

”Në formularët e rezultatit të kandidatëve, regjistrohen votat për kandidatët që janë të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”tha ai, njofton Klan Kosova.

Çka nëse vëzhguesit e subjekteve politike, vendosin t’i njohin ato vota që janë dhënë për kandidatin që nuk është i certifikuar nga KQZ?

”Komisionerët i kanë të qarta detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë. Formulari i rezultateve që është miratuar nga ana e KQZ-së, ka hapësirën për të regjistruar, për të paraqitur të dhënat për kandidatët që janë paraqitur nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për secilin prej subjekteve politike që është në garë”.

A mundet vëzhguesit prej subjekteve politike, të llogarisin votat e kandidatëve që nuk janë pjesë e formularëve të certifikuar nga KQZ?

”Vëzhguesit janë prezentë në vendvotim, ata janë të lirë të marrin shënime të cilat atyre iu interesojnë”.

”KQZ publikon rezultate për kandidatët të cilët i ka certifikuar”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close