Kryediplomati i BE-së Borrell pas vizitës në Moskë: Ata janë të pamëshirshëm

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se vizita e tij në Moskë, javën e kaluar, ka treguar se Rusia po shkon drejt një “rruge shqetësuese” dhe “autoritare”, që mbyll demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Duke raportuar para Parlamentit Evropian për udhëtimin e tij në Moskë, Borrell tha se Kremlini nuk e ka ndërmend të zhvillojë marrëdhënie konstruktive, nëse të drejtat e njeriut janë pjesë e diskutimeve.

“Ata janë të pamëshirshëm”, tha Borrell pasi vizitoi Moskën nga data 4 deri më 6 shkurt.

“Struktura aktuale e pushtetit në Rusi, e kombinuar me interesat ekonomike, kontrollin ushtarak dhe politik, nuk lë asnjë hapësirë për sundimin demokratik të ligjit”, shtoi Borrell.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE-së janë acaruar prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014, dhe vazhdon të mbështesë separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Së voni, helmimi i politikanit rus të opozitës, Aleksei Navalny, me një agjent nervor, dhe arrestimi i tij pas kthimit nga Gjermania, ku ka bërë trajtimin, i ka vënë marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së në udhëkryq.

“Vendet anëtare do të vendosin për hapat e ardhshëm, por po, ata mund të përfshijnë sanksione”, tha Borrell.

Ai tha se propozimet konkrete kundër Rusisë ka gjasa të diskutohen në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së më 22 shkurt dhe në një samit të BE-së në mars.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close