Zhvillohet testi molekular i shpejtë për identifikimin e varianteve të COVID-19
ATSH-ANSA/ – Është zhvilluar një test i shpejtë që në vetëm dy orë bën të mundur identifikimin e tre varianteve të virusit SarsCoV2 në qarkullim në Itali, që në fund të shkurtit mund të jetë i disponueshëm për të gjithë laboratorët që kryejnë analizën e tamponëve molekulare.
“Është një mjet që mundëson shqyrtimin paraprak në tamponët që janë pozitivë për molekulën”, tha virologu Francesco Broccolo, nga Universiteti “Bicocca”dhe drejtor i laboratorit “Cerba” në Milano.
“Më pas do të jetë ende e nevojshme të renditet materialin gjenetik i virusit, për të pasur konfirmimin përfundimtar dhe për të identifikuar çdo variant të ri, përveç atij britanik, brazilian dhe afrikanojugor”, shtoi ai.
Në kundërshtim me testin e zhvilluar në fillim dhe bazuar në një teknologji të patentuar, testi i ri bazohet në një modifikim të teknikës së reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), i përdorur për të amplifikuar materialin gjenetik të virusit të marrë me tamponi.
E quajtur PCR Multiplex, teknika specializohet në identifikimin e mutacioneve brenda një gjeni duke përdorur sonda molekulare të etiketuara me molekula fluoreshente (fluorokromet).
“Këto të fundit identifikojnë variantet”, tha virologu.
Sipas Broccolo, çdo variant ka një modalitet që e dallon atë dhe prandaj është e mundur të identifikohen duke kërkuar drejtpërdrejt për këto karakteristika, madje edhe para se të renditen.
Comments are closed.