BioNTech/Pfizer rrit prodhimin e vaksinave

ATSH-AFP/ – Laboratori BioNTech njoftoi sot fillimin e prodhimit të vaksinës së tij kundër koronavirusit të projektuar me Pfizer në një uzinë të re në Marburg (Gjermani), destinuar për të rritur livrimet.

“Ne kemi filluar etapën e parë të prodhimit të vaksinave në uzinën tonë të Marburgut, në Hesse”, njoftoi laboratori gjerman në një komunikatë.

“Kjo uzinë do të prodhojë në mënyrë të veçantë ARNm, përbërësi aktiv i kësaj vaksine kundër COVID-19”, thekson komunikata duke shtuar se një lot i vetëm i ARNm, në sasinë aktuale, mjafton për të prodhuar tetë milionë doza të vaksinës.

Pas prodhimit fillestar të ARNm, kjo e fundit pastrohet dhe përqendrohet , pastaj transferohet te partnerët e prodhimit të cilët e paketojnë dhe sterilizojnë atë.

Sidoqoftë, ky prodhim duhet të marrë akoma dritën jeshile nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), në shkurt dhe mars, përpara se të shpërndahet, thekson BioNTech.

“Vaksinat e para të prodhuara në qendrën e Marburgut do të transportohen në fillim të prillit”, parashikon laboratori.

Aktualisht, uzina kryesore e prodhimit të vaksinave me destinacion klientët europianë ndodhet në Puurs, në Belgjikë.

BioNTech parashikon të prodhojë deri në 250 milionë doza të BNT162b2 gjatë gjashtëmujorit të parë 2021.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close