Deri më tani KQZ-ja ka pranuar 14 mijë e 625 pako nga votimi jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 14 mijë e 625 pako të supozuara me fletëvotime dhe të cilat kanë ardhur në kuadër të votimit jashtë Kosovës.

Lajmi për EkonomiaOnline është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe vëzhguesve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Elezi bëri të ditur se KQZ-ja do t’i pranojë fletëvotimet nga jashtë Kosovës deri më 12 shkurt, pasi ky është një afat që del nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close