Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Europës

ATSH-Bledi Naska/ Piktori shqiptar Ibrahim Kodra vazhdon ende të vlerësohet nga kritika dhe bota akademike si një piktor i rëndësishëm dhe si “post kubisti i fundit i Europës.

Ai lindi në 22 prill të vitit 1918 në Ishëm dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano të Italisë. U largua nga Shqipëria më 1938 kur ishte vetëm 20 vjeç ndërsa studionte në shkollën “Naim Frashri” dhe pas përfitimit të një burse studimi që ju dha nga Oborri Mbretëror i kohës për të vazhduar studimet pranë “Akademisë së Arteve të Bukura të Romës në Itali”.

Piktori gjatë karrierës së tij la pas rreth 6 mijë vepra të dokumentuara dhe përflitet të ketë edhe shumë të tjera të pa përcaktuara si autorësi për faktin se kanë qenë dhurata për individë dhe miq të piktorit. Ndër to vetëm 2 mijë janë të dokumentuara dhe të njohura për autorësinë dhe trashëgiminë intelektuale të artistit. Një pjesë e konsiderueshme e krijimeve të tij ndodhen të shpërndara në muze të ndryshëm privat dhe një pjesë tjetër i disponojnë koleksionistët e veprave të artit.

Gjatë periudhës që ishte në Itali, pikërisht në vitin 1948 ai krijon një marrëdhënie shumë të veçantë me piktorin e madh Pablo Picaso nga i cili edhe u ndikua dhe u frymëzua për shumë nga krijmit e tij. Të dy së bashku ata kryen edhe një studim dhe hulumtim të rëndësishëm artistik. Mediat dhe kritika e kohës e emërtuan Ibrahim Kodrën si “Post Kubistin e Fundit të Europës”.

Së fundmi “Qendra për Studimet dhe Publikimet e Arbëreshëve” kanë bërë publik një material të veçantë kushtuar artistit dhe piktorit Ibrahim Kodra duke e quajtur atë si piktorin më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Kjo qendër citon gjithashtu se një ndër elementët individual të piktorit Kodra ishin “Le case Kodra” në shqip “Shtëpitë Kodra” dhe elementi u bë subjekt i krijimtarisë së piktorin në kohën që ai jetoj në disa fshatra të Komunës “Citivas” të Italisë së jugut, dhe ishin pikërisht shtëpitë e banuara nga Arbëreshët dhe që u bënë të njohura në mbarë botën vetëm prej faktit se ishin subjekt i muzës së piktorit Shqiptar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close