Nis puna për ndërtimin e spitalit të ri të Laçit

/ATSH/ Banorët e Laçit do të kenë një spital të ri me të gjitha kushtet dhe standardet, pas shembjes së spitalit të vjetër të dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Kantieri është hapur dhe puna aty po ecën me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se puna për ndërtimin e këtij spitali ka nisur dhe se godina e re do të jetë në standardet bashkëkohore të spitaleve bashkiake europiane.

“Me kantierin e sapohapur të Spitalit të ri të Laçit, i cili do të rilindë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar dëmtoi rëndë mijëra ndërtesa, përfshirë edhe Spitalin e Laçit, i cili u ofronte shërbim rreth 80 mijë banorëve dhe doli tërësisht jashtë funksionit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close