OBSH: Rënie 17% e numrit të rasteve të reja me coronavirus në botë

ATSH-ANSA/ – Ulja e rasteve të reja në botë vazhdon. Javën e kaluar bilanci ishte 3,1 milionë infektime të reja, 17% më pak se një javë më parë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Bëhet fjalë për nivelin më të ulët që prej javës së fundit të muajit nëntor”, shtoi OBSH.

SHBA-ja ka sinjalizuar numrin më të madh të infektimeve, një total prej 871 365 por gjithmonë 19% më pak se ato të regjistruara një javë më parë.

Vende të tjera me një numër të lartë rastesh me COVID-19 janë Brazili, Franca, Rusia dhe Britania e Madhe.

Afrika ka njohur rënien më të fortë me -22%, ndërkohë që rajoni i Mesdheut Lindor ka njohur më pak rënie -2%./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close