Rritje e numrit të të miturve që përdorin droga

Në Kosovë është rritur numri i të miturve që janë përdorues të substancave narkotike.

Kështu tha për Radio Kosovën Safet Blakaj, udhëheqës i Qendrës Mediko Psikoterapie “Labirint”. Ai tha se edhe gjatë vitit 2020, e që është konsideruar si vit pandemik, nuk është vërejtur ulje e numrit të personave që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër.

Në Kosovë gjatë vitit 2020 në Qendrën Mediko Psikoterapie “Labirint” ndihmë mjekësore nga përdorimi i substancave narkotike kanë kërkuar  2.420 persona të cilët kanë pasur probleme nga varësia.
Safet Blakaj, drejtues i kësaj qendre tha për Radio Kosovën se prej tyre 31 persona kanë qenë të moshës së mitur.
Por ajo që ia vlen të theksohet është se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë përdorues problematikë por që e kanë përdorur kohë pas kohe  llojin e drogës marihuan.

Blakaj thotë se pavarësisht se pjesa më e madhe e vitit 2020 ka qenë periudhë e pandemisë, në qendrën që ai drejton, ka pasur raste të reja të personave të mitur, të cilët janë paraqitur për trajtim, por edhe për këshillim.

“Në vitin 2019 ky numër ka qenë rreth 10 për qind më i madh. Ndërkaq ndonëse ka qenë viti 2020 vit i pandemisë, ne nuk kemi vërejt dallim në ulje të numrit të trajtimit të personave në qendrën tonë ‘’, tha Blakaj.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës,  për keqpërdorim dhe shpërndarje të substancave narkotike, gjatë vitit 2020 janë hapur 16 raste dhe janë arrestuar mbi 20 persona, 4 prej të cilëve kanë qenë nxënës të shkollave.

Këto shifra kanë shënuar rënie në krahasim me vitin 2019, kur sipas të dhënave të Policisë ishin arrestuar 227 persona, prej të cilëve 37 nxënës, ndërsa 190 të tjerë.
Në Kosovë llogaritet se janë mbi 5 mijë përdorues të drogave të cilët i përdorin në mënyrë aktive këto substanca.
Kosova nuk ka qendër rehabilitimi për personat që kanë krijuar varësi nga substancat narkotike.

Në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në Klinikën Psikiatrike, janë të ndara disa dhoma, në të cilat marrin trajtim këta persona dhe kanë të drejtë të qëndrojnë nga 7 deri në 10 ditë./rtklive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close