SHBA: Kina jotransparente, kërkojmë të shohim raportin e OBSH

ATSH-ANSA/ – Departamenti amerikan i Shtetit akuzoi Kinën se nuk kishte qenë transparente, të paktën deri tani, në lidhje me origjinën e koronavirusit.

Departamenti amerikan i Shtetit kërkoi që të ketë raportin e OBSH-së për ta analizuar nga ekspertët amerikanë.

“Është e qartë që kinezët, të paktën deri tani, nuk kanë ofruar transparencën e nevojshme për të cilën ne dhe komunitetit ndërkombëtar kemi nevojë që të mund të pengojmë këtë lloj pandemie të mos ndodhë më”, deklaroi zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Ned Price në një komunikatë të publikuar në Twitter.

Pas një qëndrimi katër javor në Wuhan të Kinës, ekipi ndërkombëtar i ekspertëve kinezë dhe OBSH-së njoftoi sot se nuk kishin mundur të zbulonin origjinën e pandemisë së COVID-19 duke e konsideruar shumë të pamundur teorinë për një rrjedhje nga një laborator, por pa mundur të identifikonin kafshët si përgjegjëse të sëmundjes.

“Një transmetim i koronavirusit nga një kafshë e parë dhe më pas te një e dytë para një kontaminimi te njeriut është hipoteza më e mundshme”, theksoi Peter Ben Embarek, kreu i delegacionit të OBSH-së, i cili ndërmori një hetim në Wuhan, ”djepi” i epidemisë, në pjesën qendrore të Kinës.

“Kjo pistë kërkon gjithashtu më shumë kërkime shkencore dhe të synuara”, shtoi ai.

“Transmetimi nga një kafshë është i mundur, por kjo e fundit nuk është identifikuar ende”, deklaroi Liang Wannian, kreu i delegacionit shkencor kinez.

Që prej rasteve të para të COVID-19 në Wuhan, pandemia ka shkaktuar më shumë se 2,3 milionë të vdekur në botë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close