Britania e Madhe ka vaksionuar mbi 13 milion veta

Numri i përgjithshëm i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar është mbi 13 milionë.

Kjo është publikuar nga të dhënat e përditësuara të qeverisë britanike, të cilat konfirmojnë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të nisur 2 muajt e fundit.

Kryetari i Autoritetit të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar Sir David Norgrove, ka bërë thirrje për të dhëna më të detajuara  në statistikat e vaksinave, për të treguar moshën, grupin etnik dhe grupin përparësor të atyre që vaksinohen.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 1001 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 13,013 raste të reja. Këto shifra e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar  në 3985161 dhe të viktimave në 114 851 që nga fillimi i pandemisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close