Lehtësimi i masave nga Qeveria është skandal

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës lehtësimin e masave anti-covid nga Qeveria e Kosovës, e ka quajtur skandaloze dhe të papranueshme.

FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive.

“FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive, popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre. Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës. FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj. Ju lutemi dhe përgjërohemi thirrni mendjes në veprimet tuaja. Jeta është më e shtrejtë se një votë”, thuhet në reagim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close