Përmbytet Vlora

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problematike janë akset që lidhin bulevardin Vlorë- Skelë me rrugën Transballkanike.

Problematike mbetet lagjia “Pavarësia”, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia “28 Nëntori” pranë kishës Ortodokse në Vlorë.

Edhe pse nga ujësjellësi janë në gjendje gatishmëria, megjithatë reshjet e dendura të shiut bëjnë që situata të jetë e pamenaxhueshme, shkruan Ora News.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close