Vërshime në rajonin e Pejës
Veshjet e shiut të cilat kanë filluar të bien që nga mbrëmë, kanë shkaktuar sërish probleme në disa komuna.
Gjendje e rëndë shihet edhe në fshatrat e lugut të Baranit të Pejës, ku tashmë rrugët e këtyre fshatrave janë bërë pothuajse të pa kalueshme shkaku i sasisë së madhe të ujit.
Flamur Berisha banorë i fshatit Çallapek ka thënë për Telegrafin se gjendja është shumë e rëndë dhe se shumë familje janë të rrezikuara.
I njëjti ka dërguar edhe pamje nga fshati Baran dhe Çallapek ku shihet se shiu ka vërshuar shumë pjesë të këtyre fshatrave.
Kujtojmë se IHMK ditë më parë ka paralajmëruar se mund të ketë sërish vërshime shkaku i reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.
Comments are closed.