Zoran Gjokiq shpallet fajtor për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtor Zoran Gjokiq, i akuzuar për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës.

Gjokiq u dënua me 12 vite burgim, të cilit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, në pikën e parë të saj, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill , të vitit 1999 gjegjësisht me dt. 29.03. 1999, në lagjen “Kristal ‘në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, në mesin e të cilëve ishte edhe një person i quajtur Dragan si dhe NN persona të paidentifikuar deri më tani, të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose shëndetit, kanë aplikuar masa frikësimi, ndaj popullatës së pambrojtur civile kanë kryer vrasje plaçkitje të një, qyteti ose një vendi, kanë urdhëruar zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim, kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close