BRUKSEL – Paketa e rimëkëmbjes prej 700 miliardë eurosh merr miratimin përfundimtar

ATSH-DPA/ – Paketa e rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian prej 672,5 miliardë euro (815 miliardë dollarë) mori miratimin përfundimtar sot.

Një pjesë e madhe e këtyre parave – 312,5 miliardë euro – do të shpërndahen në grante për investime dhe reforma në 27 vendet e bllokut.

Për të marrë paratë, qeveritë duhet të paraqesin planet e tyre të shpenzimeve deri më 30 prill.

Pjesa tjetër mund të shpërndahet si hua.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE, nënshkroi dokumentin në emër të vendeve, ashtu si presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në prani të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sidoqoftë, do të duhen disa muaj derisa paratë të fillojnë të livrohen.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close