Situatë kritike në Shkodër prej përmbytjeve

Rreshjet intensive të shirave ditët e fundit, shkritrja e dëborës në basenet e lumenjve Drin dhe Buna kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në veri dhe verilindje të Shqipërisë, sidomos në Qarkun e Shkodrës.

Lagjet pranë Liqenit të Shkodrës u përmbytën të enjten,  (11.02) pasi ujrat e liqenit arritën në kuota maksimale dhe vërshuan në ultësirat pranë tij ku niveli i ujit ka arritur 40 – 50 centimetra lartësi.

 ” I bëj thirrje Qeverisë të shpallë urgjentisht “Gjendjen e Fatkeqësisë  Natyrore” në zonat e përmbytura, me qëllim menaxhimin më të mirë të situatës operacionale, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe për të patur prioritet absolut mbrojtjen e jetës së çdo qytetari, minimizimin e pasojave tek pronat dhe pasuritë e tyre në këtë periudhë tepër të vështirë, të rënduar për shkak të pandemisë COVID-19” ,  theksoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në median sociale.

Ai e konsideroi “shumë serioze situatën në terren, që kërkon pa vonesë masa efektive për evakuimin e familjeve të rrezikuara dhe bagëtive nga uji”, vuri në dukje presidenti Meta në apelin e tij drejtuar qeverisë Rama, të enjten në mbrëmje.

Burime zyrtare thanë për DW se të enjten u përmbyt hyrja e qytetit të Shkodrës nga dalja jashtë shtratit të lumit Buna. Sinoptikanët paralajmërojnë vazhdimin e rreshjeve të  shiut, gjë që rrezikon përsëritjen e përmbytjeve massive në qarkun e Shkodrës si në vitin 2010, kur nën ujë pati 8 mijë hektarë tokë dhe dhjetra fshatra e komuna të përmbytyra.

Harta e përmbytjeve u zgjerua  (11.02) me 1025 hektarë, Sipërfaqja totale e tokës së  përmbytur është 5 300 hektarë. 350 banesa janë gjithashtu të përmbytyra. Rrugët e komunikimit në disa fshatra janë të bllokuara nga vërshimi i ujit.

Forcat  e Armatosura në ndihmë të banorëve

Automjete të larta transporti dhe varka të ushtrisë kanë mbërritur në zonat e përmbytyra në veri dhe verilindje të Shqipërië. Me ndihmën e tyre janë evakuuar familje në rrezik në lagjet periferike të Shkodrës, pranë liqenit dhe lumit Buna. Ushtria po mbështet edhe evakuimin e bagëtive dhe të gjësë së gjallë nga fermat bujqësore.

Rreshjet e dendura të shirave nisën sivjet në javën e parë të janarit dhe përmbytën tokat dhe lagjet pranë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Brenda një muaji harta e përmbytjeve është zgjeruar dhe dëmet e shkaktuara për fermerët e zonës së Shkodrës janë shumë të mëdha. Shpallja e ” Gjendjes së fatkeqësisë natyrore” presupozon edhe kompensimin nga shteti të dëmeve të fermerëve dhe qytetarëve prej përmbytjes./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close