Virusologu i njohur italian tregon se sa zgjat imuniteti pas shërimit nga coronavirusi

Ne ende nuk e dimë sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër coronavirusit , por ne e dimë me siguri se ata që janë infektuar janë imunë, midis nëntë e 10 muajsh, tha virologu i famshëm italian Andrea Crisanti.

Sipas tij, ky informacion është marrë në një studim të kryer në mes të banorëve të komunës në rajonin e Venetos, ku rasti i parë i infektimit me kovid 19 në Itali u identifikua në 21 Mars të vitit të kaluar.

Profesor Crisanti thotë se ata zbuluan se njerëzit që morën infeksionin në valën e parë të pandemisë dhe më pas ranë në kontakt me njerëzit e infektuar të cilët u sëmurën në valën e dytë, jo vetëm që nuk u infektuan por u zbulua se kishin zhvilluar edhe më shumë antitrupa .

“Pra, imuniteti i atyre që kanë pasur infeksionin zgjat të paktën nëntë muaj, dhe ka shumë të ngjarë edhe më gjatë,” përfundoi Krisanti.

Profesor Andrea Crisanti u bë i njohur për strategjinë e tij , e cila u aplikua në komunën e Venetos. Ai sugjeroi, dhe u bë në atë mënyrë, që të kryhej testimi masiv i popullatës, dhe jo duke pritur shfaqjen e simptomave të para të infeksionit. Falë kësaj, Veneto kishte një numër relativisht të vogël të infektuar dhe të vdekur në valën e parë të pandemisë krahasuar me rajonet e tjera italiane.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close