BE: Kemi besim që institucionet e reja të Kosovës do të zgjidhen shpejt

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefat e misioneve anëtare të bllokut evropian në Kosovë thonë se është e rëndësishme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të jenë transparente, të besueshme dhe përfshirëse.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit. Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim, ku shtohet se BE-ja përmes Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM), do të vëzhgojë procesin zgjedhor dhe më pas do të nxjerrë një raport, ku do të përfshihen edhe rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet edhe më tej procesi zgjedhor.

Bashkimi Evropian thotë se është i gatshëm që të punojë me përbërjen e re parlamentare të Kosovës dhe pret që institucionet e reja të Kosovës do të zgjidhen shpejt, përfshirë edhe presidenti i ri i vendit.

“Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen evropiane të Kosova, përfshirë vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.

Më 14 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejt vote kanë mbi 1.7 milion qytetarë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close