Itali: Betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane pranoi pranojë postin e kryeministrit të Italisë. Kabineti i tij do të përfshijë emra të njohur, por edhe disa të rinj.

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane do ta drejtojë Italinë për të dalë nga kriza e pandemisë me një kabinet qeveritar me bazë të gjerë të pazakontë deri tani. Të premten (12.02) në mbrëmje Mario Draghi gjatë takimit me presidentin Sergio Mattarella në Romë pranoi përfundimisht mandatin për krijimin e qeverisë pas dhjetë ditë konsultimesh me partitë. Më pas ai doli shkurt përpara gazetarëve në pallatin Quirinale, selia e presidencës. Në konferencën e shtypit ai lexoi listën me emrat e ministrave të planiifkuar. Lidhur me programin qeveritar ai nuk tha asgjë.

Qeveria e 67 e Republikës Italiane

Ekipi i ministrave të ekonomistit 73 vjeçarit përbëhet nga figura të njohura, si dhe nga politikanë e ekspertë. Politikani Lëvizjes Pesë Yjet Luigi Di Maio do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm dhe Roberto Speranza në kulmin e pandemisë së koronavirusit mbetet ministër i Shëndetësisë. Ministrinë e Ekonomisë do ta drejtojë Daniele Franco, drejtor i përgjithshëm i Bankës Italiane të Rezervave.

Ekspertja Marta Cartabia sipas planit të Draghit do të jetë ministre e Drejtësisë. Cartabia deri në shtator 2020 ka qenë presidente e Gjykatës Kushtetuese. Ministria mjaft e diskutuar më parë për Rindërtim ekologjik do të drejtohet po ashtu nga një ekspert, nga fizikanti Roberto Cingolani. Në kabinetin e Draghit ka më shumë politikanë se sa ekspertë.

Qeveri „me profil të lartë”

Kabineti i Draghit betohet të shtunën (13.02) në mesditë. Do të pasojnë votimet në të dy dhomat e parlamentit javën e ardhëshme.

Presidenti Mattarella pas dorëheqjes së Contes mandatoi me krijimin e qeverisë së re Draghin, i cili deri më sot nuk ka pasur post politik. Fillimisht Draghi e pranoi mandatin me rezervë. Presidenti kërkooi një qeveri „me profil të lartë”, që ta drejtojë Italinë për të dalë nga kriza.

Qeveria e deritanishme e qendrës së majtë nën juristin e paparti Giuseppe Conte dështoi përpara një jave në grindjen mbi përdorimin e mbi 200 miliardë Eurove të ndihmave të BE-së për krizën e koronavirusit.

qu/bru (dpa, rtr, afp)/dw

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close