“Stonehenge” i zhvendosur gjatë migrimit të ndërtuesve të tij?

ATSH-AFP/ – Gurët e vendit të famshëm prehistorik Stonehenge, në Angli, mund të kenë ardhur nga një vend tjetër në Uells, më shumë se 200 kilometra larg, një zbulim që heq pak nga misteri rreth këtyre megalitëve të famshëm, besojnë arkeologët.

Studimi i tyre, që do të botohet në revistën britanike të arkeologjisë “Antiqueity”, tregon, falë datimit të sedimenteve të tokës dhe qymyrit të pranishëm në vend, se Waun Mawn Stone Circle (në Uellsin Jugperëndimor) u ngrit rreth 400 vjet para Stonehenge.

Studiuesit në University College London (UCL) besojnë se gurët blu dhe gri të Stonehenge, karakteristikë e Uellsit, mund të jenë zhvendosur atje nga ndërtuesit e tij, ndërsa komuniteti i tyre migroi në Angli.

Shkencëtarët kanë vërejtur se rrethi i gurëve megalitikë, që daton 3 000 vjet para Krishtit, i klasifikuar si një vend i Trashëgimisë Botërore nga Unesco, ka kopjuar strukturën e rrethit të Waun Mawn, me saktësisht të njëjtin diametër (110 metra) dhe të njëjtën linjë drejtimi me lindjen e diellit gjatë solsticit të verës.

Waun Mawn, ku kanë mbetur vetëm katër monolite, është një nga rrathët më të vjetër prej guri në Britaninë e Madhe dhe i treti më i madh në vend.

Zona përreth ishte një zonë e madhe dhe me popullsi të dendur deri në vitin 3 000 para Krishtit, kur aktiviteti duket se ka pushuar papritur.

“Është sikur vendasit të jenë zhdukur. Ndoshta shumica e njerëzve kanë migruar, duke marrë me vete gurët e tyre, identitetet e tyre stërgjyshore”, tha profesor Parker Pearson nga UCL.

“I përbërë nga rreth 80 gurë, vendi megalitik i Stonehenge duhet të ketë huazuar shkëmbinj nga monumente të tjerë nga ai i Waun Mawn”, vlerëson profesori.

Ky zbulim do të shpjegonte shumë gjëra në lidhje me Stonehenge, përfshirë pse monolitet e tij nuk u ngritën në afërsi të gurores së tyre, si shumica e vendeve që datojnë nga e njëjta periudhë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close