Mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë

Të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë tashmë janë mbyllur.

Qytetarët kanë pasur mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e votimit që nga ora 07:00 e mëngjesit, deri në ora 19:00.

Tanimë është bërë e ditur se vendvotimet janë mbyllur dhe se ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara sot në të gjithë territorin e Kosovës.

Pas pak minutave pritet që të publikohen disa nga sondazhet e realizuara në vend dhe tregojnë përafërsisht se si kanë dalë partitë politike në këto zgjedhje, transmeton lajmi.net.

Deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor të bëjë të ditura rezultatet e para, nga numërimi që mund të bëhet deri në atë kohë.

Deri në ora 15:00 dalja e votuesve anembanë territorit ka arritur në 32.38 përqind.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close