Sot Kosova voton Kuvendin e ri

E diela e 14 shkurtit është ditë votimesh në Kosovë. Nga ora 7:00 e mëngjesit do të hapen të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

RTK do të ketë emision special gjatë tërë ditës dhe do të raportojë nga të gjitha qytetet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

888 qendra votimi do të jenë të hapura në të gjithë territorin e Kosovës. Në këto zgjedhje konkurojnë për 120 vendet parlamentare 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike,  2 koalicione dhe 5 nisma qytetare.

20 mandate sipas kushtetutës së janë të garantuara për pakicat kombëtare 10 nga to për serbët e Kosovës. Lista Srpska është partia më e madhe serbe që merr pjesë në këto zgjedhje.

Partitë kryesore politike që garojnë në këto zgjedhje, kanë kandidatët e tyre për kryeministër, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj Albin Kurti, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mund të jetë në listën zgjedhore, pasi KQZ nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin. LDK ka në garë për kryeministër kandidatin Avdullah Hoti, kryeministri aktual në detyrë. PDK konkuron me Enver Hoxhajn, që tashmë udhëheq partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet ta propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në  tre  raunde, atëherë vendi sërish shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. Qeveria Kurti u rrëzua me një mocion  mosbesimi që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ishte partner i koalicionit me Vetëvendosjen. Ndërsa vet qeveria Hoti u rrëzua në dhjetor të vitit që shkoi me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjedhjen e saj e cilësoi jo kushtetuese për shkak të një vote të një deputeti që ishte i dënuar dhe sipas gjykatës nuk kishte të drejtë vote.

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje që mbahen me 14 shkurt ishte vetëm 10 ditë. Ajo kaloi e qetë pa asnjë incident, por partitë politike në tubimet  e tyre nuk respektuan masat anti-COVID-19. Vetëm në Prishtinë u shqiptuan 11 gjoba për subjektet politike, të cilat nuk respektuan masat anti-COVID-19. Masat më së shumti u shkelën nga partitë kryesore politike që në legjislaturën e kaluar vet miratuan ligjin anti-covid dhe masat për mbrojtje kundër virusit.

Në këto zgjedhje pritet të votojnë një numër më i madh i qytetarëve edhe nga diaspora. Sipas KQZ-së, 102.100 qytetarë  janë regjistruar dhe verifikuar për të votuar. Kësaj radhe vëzhgues ndërkombëtar do të ketë vetëm nga ambasadat e huaja në Kosovë, ndërsa numrin më të madh të vëzhguesve mbi 600 e kanë rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close