7020 doza të vaksinës antiCovid Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri

/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot në Kuvend se ditën e sotme vijnë mbi 7 mijë dozat e tjera nga kontrata me Pfizer, duke siguruar intensifikimin e procesit të vaksinimit.

“7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e qytetarëve. Do të vijojmë me COVAX-in me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të COVAX, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19, Ministrja Manastirliu deklaroi se, prej ditës së sotme, do të vijohet me aktivizimin e skenarit të parë të spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve COVID.

“Kemi arritur në fakt në mbi 500 të shtruar në spitalet COVID në Tiranë, rastet edhe te moshat e reja kanë pësuar rritje, kemi rritje të pacienteve në reanimacione. Aktivizojmë nga sot skenarin e parë të spitaleve rajonale, duke filluar më spitalet rajonale të Durrësin e Shkodrës, e më tej me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë ngarkesa në spitale, do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë, në kapacitete të plota të spitaleve rajonale”, deklaroi Manastirliu.

Duke shigjetuar opozitën për zgjidhje çudibërëse, Manastirliu tha se “zotimet e kujt nuk kanë respekt për peshën e fjalës që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra, kujt i drejton gishtin kolegëve kur vetë nuk denjon t’i jap një dorë në këtë kohë sfiduese, nuk janë zgjidhja”. “Zgjidhjen do ta gjemë siç kemi bërë deri më sot, bashkë”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë apeloi nga foltorja e Kuvendit për zbatimin me përpikmëri të rregullave antiCOVID.

“Shtimi i infektimeve mbetet një këmbanë alarmi. Nuk mund të rrezikojmë më familjarë nga mungesa e kujdesit dhe vigjilencës dhe të vendosim në vështirësi sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se askujt nuk do t’i mungojë trajtimi në spitale dhe trajtimi ambulator nga mjeku i familjes, Manastirliu the se po vijohet intensivisht edhe me testimin në pikat e testimit komunitar, duke realizuar deri tani mbi 90 mijë teste të shpejta, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ministrja e Shëndetësisë tha se efektet e pandemisë kanë qenë të drejtpërdrejta edhe në shëndetin mendor, ku janë ofruar mbi 46 mijë seanca këshillimore për problematikat e shëndetit mendor nga Marsi, deri në këtë periudhë.

Deklaratat Ministrja Manastirliu i bëri në Kuvend, ku prezantoi ndryshimet në ligjin për shëndetin mendor, për të rritur aksesin në shërbime./m.m/

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në Kuvend se, “sot pritet të mbërrijnë në Shqipëri 7020 doza të vaksinës antiCovid Pfizer, ndërkohë që po punojmë me shtetet partnere për lidhjen e marrëveshjeve direkte me shtetet partnere për të siguruara edhe më shumë doza”.

Manastirliu u ndal te puna e bluzave të bardha në situatën e pandemisë, ndërsa shtoi se janë mbi 46 mijë seanca këshillimore për shëndetin mendor që janë dhënë nga marsi 2020 deri tani.

Shtimi i infektimeve sipas saj, është një kambanë alarmi. “Pandemia nuk ka ikur, virusi është ende këtu dhe do të vazhdoj të jetë. Gjithçka varet nga çfarë do të bëjmë ne së bashku për të lehtësuar efektet e saj dhe nga përgjegjësia e sjelljes qytetare në funksion të frenimit të pandemisë. Është e vërtetë e pohuar botërisht se spitalet nuk e parandalojnë virusin por janë për trajtimin dhe kurimin e pacientëve. Ne si qeveri, autoritetet shëndetësore po shërbejmë me përkushtim me të gjitha forcat tona dhe kapacitetet që kemi, që nuk janë të pafundme”, tha ajo.

Manastirliu tha se “ne do të intensifikojmë përpjekjet e epidemiologëve të terrenit dhe do të shtojmë testet ashtu sikurse i kemi shumëfishuar deri tani”.

“Nuk do të ndalemi në asnjë moment. Deri tani janë kryer 98 mijë teste të shpejta në komunitet ndërsa vijon testimi me metodën klasike PCR. Do të vazhdojmë të sigurojmë të gjitha medikamentet. Askujt nuk do t’i mungojë trajtimi në spitale apo rimbursimi për trajtimin”, shtoi Ministrja.

Ajo theksoi se bazuar në skenarët e strategjisë vjeshtë-dimër aktivizojmë nga sot spitalet rajonale duke filluar me Durrësin e Shkodrën e më tej për të vijuar me Vlorën, Korçën e Elbasanin”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close