Trump vazhdon të mbajë nën kontroll republikanët

Donald Trump u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për nxitjen e dhunës. Por vetë procedura e fajësimit të tij e nisur nga demokratët ishte në rregull. Republikanët janë ende larg çlirimit nga Trumpi.

Liria e shprehjes është një pasuri e madhe. Për individë privatë, për gazetarët por natyrisht edhe për politikanët. Në një shoqëri të lirë duhet të jetë e mundur të shprehësh mendimin tënd, të argumentosh kundër mendimit të dikujt, pa rrezikuar se për këtë mund të dënohesh. Por është e drejtë që një politikan të lirojë ulësen, nëse vërtetohet se ka gënjyer.

Në dallim nga argumentimet e mbrojtësve të Donald Trumpit, në këtë proces nuk bëhej fjalë për mbrojtjen e fjalës së lirë, por për mbrojtjen e të ardhmes së demokracisë amerikane.

Presidenti Trump ka shkatërruar për vite të tëra besueshmërinë ndaj institucioneve politike të Amerikës pa u ndëshkuar, duke minuar besimin në zgjedhjet e lira dhe duke dëmtuar vetë thelbin e çdo demokracie. I etur për pushtet, ai vazhdonte të përhapte gënjeshtrën se zgjedhjet ishin vjedhur edhe atëherë kur mbi 60 gjykatës, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre, të cilët i emëroi vetë Trumpi, konfirmuan qartë se ai i kishte humbur zgjedhjet presidenciale kundër Joe Biden me mbi shtatë milionë vota dallim.

Sulmi ishte jashtëzakonisht e rrezikshëm

Fushata e tij populiste e shpifjeve arriti kulmin në kohën e sulmeve të tmerrshme me 6 janar 2021, kur ai u bëri thirrje mbështetësve të tij të pamundësojnë verifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale dhe të sulmojnë ndërtesën e Senatit. Edhe pse ishte e qartë prej fillimit se do të jetë shumë vështirë të dënohet vetë Donald Trump, demokratët ishin të detyruar të fillojnë këtë proces kundër Trumpit. Tek e fundit, videot e prezantuara gjatë procesit në Senat tregojnë se sa i rrezikshëm ishte ky sulm vërtetë. Në fund të fundit, vetëm duke i falënderuar guximit të disa oficerëve të policisë, politikanët kryesorë, përfshirë këtu edhe ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, shpëtuan nga dhuna e turmës. Pesë persona humbën jetën atë ditë, e ka mundur të ketë edhe më shumë viktima. E ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara mban përgjegjësinë.

Turp që Trumpi nuk përgjigjet

Turp është që Trumpi nuk do të përgjigjet për këtë. Fakt është që këto imazhe i kanë bërë të mendojnë mirë disa votues republikanë, por jo edhe shumicën dërrmuese të senatorëve republikanë, që është shumë shqetësuese. Epilogu i këtyre procedurave tregon se sa nën kontroll vazhdon të mbajë Donald Trump Partinë Republikane. Sa e madhe është brenga e deputetëve, se ata do të mund të ndëshkoheshin nga mbështetësit e Trumpit në zgjedhje, nëse e vendosin ligjin para mbajtjes së posteve.

Ajo që ka mundur të jetë një çlirim nga gjendja, përfundoi me çimentimin e përçarjeve në këtë vend. Për bashkësinë ndërkombëtare ky është një tregues i qartë se SHBA do të jetë e preokupuar me veten e vet në vitet e ardhshme.

  • Data 15.02.2021
  • Autor Ines Pohl/dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close