Facebook një orë inteligjente për monitorimin e shëndetit

ATSH-ANSA/ – Facebook duket se po përgatitet të hyjë në tregun e pajisjeve elektronike portative.

Sipas raportimeve nga “The Information”, media sociale synon krijimin e një ore inteligjente për dërgimin e mesazheve dhe për monitorimin e shëndetit, në një konkurrencë të drejtpërdrejtë me “Apple Watch” dhe “Fitbit”.

Pajisja, që ka të ngjarë të mbërrijë vitin e ardhshëm, do të ketë lidhje celulare, do të jetë në gjendje të shikojë dhe dërgojë mesazhe përmes shërbimeve të kompanisë, si edhe me karakteristika për të monitoruar shëndetin dhe për ndihmë në palestër.

Facebook nuk është vetëm një rrjet social dhe ai, gjithashtu, ka treguar ambicie në botën e pajisjeve.

FB bleu Oculus VR duke u bërë referencë për sa i përket realitetit virtual, si edhe ka krijuar gamën e pajisjeve “Portal” për videothirrjet.

Tani ai po punon për syzet inteligjente të markës “Ray-Ban”, që pritet të debutojnë më vonë këtë vit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close