Fatmir Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me ‘bisht’, LDK pësoi ‘nokaut’

Ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu në emisionin “Debat” të RTK-së e ka komentuar edhe humbjen e thellë të LDK-së në zgjedhjet e së dielës.

Duke folur për dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë dhe kryesisë së partisë, Sejdiu ka thënë se nuk ka shumë shpjegim për dorëheqjen e Mustafës dhe kryesisë së LDK-së.

“Është një temë që kërkon trajtim të thellë. Çështjet që ua kam adresuar që 11 vjet, kanë qenë të rendësishme e që LDK-ja me këtë lidership nuk i ka kushtuar kujdes. Është e dhimbshme kjo që ka ndodh me LDK-në”, ka thënë Sejdiu.

Ai e ka quajtur “me bisht” dorëheqjen e Mustafës.

“Është dorëheqje me bisht, sepse i treti, i katërti nuk e çmojnë që të jetë përgjegjësia e të gjithëve. Duhet të jetë barrë e secilit në kryesi për këtë që ka ndodh në LDK. Ka qenë një kohë që personalisht kam kërkuar që njerëzit që kanë pasur humbje, të reflektojnë. Atë nuk e kemi parë të rëndësishme”, ka thënë Sejdiu.

Ai tutje tha se nuk është një reflektim i plotë për atë që ka ndodhur me rezultatin zgjedhor të LDK-së.

“Është diçka që secili që LDK-në e ka konsideruar shtëpi të vet, është një goditje që duhet të shtojë përgjegjësinë. Ka shumë çështje që duhet analizuar thellë. Aktualisht s’mund të paragjykojë se si do të reflektojnë drejtuesit e LDK-së. Është një tip nokdauni (nokaut). Këtë e sheh edhe të qytetarët”, ka thënë ish kryetari i LDK-së.

Sejdiu nuk ka dashur të flas sonte për një rikthim të mundshëm në kryer të LDK-së. /RTKLive/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close